Barcelona u mund në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve nga PSZH me 4-0, por katalanasit përpos disfatës së thellë regjistruan statistika aspak normale për këtë skuadër. Vetëm 1 goditje në portë për 90 minuta realizoi Barcelona në “Parkun e Princërve”, ndërsa ylli i kësaj skuadre Leo Mesi nuk e preku topin brenda zonës kundërshtare për asnjë moment të vetëm, duke e bërë këtë ndeshje ndër më të dobtat në karrierën e tij. Aq e madhe ishte kjo fitore jo vetëm për PSZH, por dhe për trajnerin e saj në veçanti, i cili mori fitoren e dytë ndaj Barcelonës në 24 sfidat e zhvilluara në karrierën e tij. Për herë të fundit që Barcelona pësonte 4 gola brenda një ndeshje, ndodhi ndaj Bajernit, kur u mundën në “Allianz Arena” në muajin prill të vitit 2013.

Shpërndaj me