Në forumin tradicional të cilin e organizon “ Erste Grup” u prezantuan të rejat e fundit të tregjeve financiare ndërkombëtare. Nëpërmjet këtij prezentimi ndihmohen investitorët e huaj dhe ata vendor që të mund të marrin vendime më lehtësisht dhe në mënyrë më transparente. Drejtori I “Sparkasse Bank”tha se për momentin norma e interesit në tregun financiar ndërkombëtar është më e ulëta në histori. Ndryshe, ky është forumi I pestë me radhë I cili mbahet në këtë format.

Tregjet ndërkombëtare financiare kanë likuiditet të lartë, momenatlisht norma e interest të tregut financiar ndërkombëtar është më e ulët në histori megjithatë Banka Qendrore e SED poashtu e ECB-së do të fillohet me procedurën e uljes së likuiditetit dhe rritje të normës së interest, megjithatë e gjithë kjo pritet të koordinohet pa ndonjë shok të madh për sektorin privat- deklaroi Gligor Bishev, drejtor I bankës “Sparkasse”.

Ky event është shumë I rëndësishëm për ne, është reflektim I interesimit dhe angazhimit të “Erste Grup” Maqedoni. Z.Bishev është shumë aktiv në këtë ngjarje dhe kjo gjarje nuk I adresohet vetëm investitorëve lokal por edhe atyre ndërkombëtar. Realisht kjo sjell më shumë investime dhe investitor në Maqedoni- deklaroi Jaromir Malak, “Erste Grup.

Shpërndaj me