Drejtësia liroi motrën e mbretit të Spanjës, Cristina de Bourbon dhe dënoi bashkëshortin e saj me gjashtë vite burg, në një prej aferave më me jehonë të korrupsionit në vitet e fundit, që e ka tronditur monarkinë.

Ky vendim mund të kontestohet në apel. Por, prokuroria mund të kërkojë eventualisht burgimin e menjëhershëm të bashkëshortit Inaki Urdangarin, 49 vjeç.

Gjykata e Ishujve turistik, në Palam de Majorka, dënoi ish-dukën e Palams, Urdangarin, me një dënim prej gjasht vitesh dhe tre muaj burg dhe një gjobë prej 512 000 eurosh.

Ai akuzohej se ka vjedhur mes viteve 2004-2006, me një ndihmës, disa milionë euro subvencione që i jepeshin një fondacioni me qëllime jofitimprurëse, të quajtur “NooS”, që ai e drejtonte.

Shpërndaj me