Kombëtarja e Spanjës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare. Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka publikuar listën prej 25 futbollistëve të ftuar në ndeshjen miqësore ndaj Kolumbisë dhe asaj kualifikuese ndaj Maqedonisë. Në listën e futbollistëve të ftuar vërehet dominimi i futbollistëve të Real Madridit, që përfaqësohen nga gjashtë futbollistë. Pas “Mbretërve” është Barcelona që përfaqësohet me pesë futbollistë, pastaj vijnë Chelsea, Atletico Madrid e Sevilla. Ndeshja e parë me Kolumbinë do të zhvillohet më 7 qershor, ndërsa ajo me Maqedoninë luhet më 11 qershor, që është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Shpërndaj me