Në Shkup Petrovec dhe Berovë mëngjesin e sotëm është janë regjistruar temperatura më të ulta, deri në -21 gradë. Minus 20 gradë minimale janë matur në Manastir, -19 në Tetovë, -18 Kumanovë, Demir Kapi dhe Shtip, -17 në Strumicë, -16 në Shkup Zajçev Rid dhe Pilep, -15 në Kriva Pallankë, -14 në Vinicë, Dibër dhe Pozharan, -13 në Topollçan dhe Gjurishte, -12 në Mavrovë dhe Gjevgjeli, -10 në Llazaropole, -9 në Krushevë, -8 në Pretor dhe -7 në Dojran dhe Ohër.

Siç informon DPHM, lartësia e shtresës së borës deri në orën shtatë është më e madhe në Mavrovë, 62 centimetra, ndërsa më e vogël në Dojran, një. Në Llazaropole ka 47 centimetra borë, në Pozharan 41, 36 në Topollçan, 29 Berovë, 27 Dibër, 26 Gjurishte, 25 Tetovë, 24 Krushevë, 19 Manastir, 18 Kriva Pallankë, 16 Kumanovë dhe Strumicë, 15 Ohër dhe Pretor, 14 Demir Kapi, 13 Shtip, 12 Vinicë, 10 Prilep dhe Shkup Petrovec, 8 Shkup, dhe dy Gjevgjeli.

Nesër do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha të ngrohta, gjatë ditës më dhe me erë mesatare jugore. Do të ketë vranësirat nga perëndimi, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore nëpër male do të ketë reshje të përkohshme të borës, ndërsa në vendet më të ulëta në perëndim të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit nga -14 deri në -5, ndërsa ajo e ditës nga 2 deri në 7 gradë.

Të shtunën, posaçërisht paradite, në vendet më të larta dhe nëpër male do të ketë reshje të borës, ndërsa në vendet më të ulëta reshje të shiut dhe borës. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore ku do të vijë deri në rritje të shtresës së borës. Në vendet më të ulëta në jug dhe përgjatë vardarit për shkak të temperaturave më të larta shtresa e borës pjesërisht ose tërësisht do të shkrihet. Të dielën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Temperatura e ditës do të jetë rreth zeros

Shpërndaj me