Pas shkarkimit nga Alavesi, ish trajneri i kombëtares shqiptare De Biasi po kërkohet nga Crotone që është në luftë për mbijetesë. Trajneri i kësaj skuadre italiane (Crotone), Nicola Davide kishte dhënë dorëheqjen të hënën nga menaxhimi, pasi në pushimin e pjesë lojëve në humbjen 0-3 ndaj Udineses në zhveshtore të ekipit kishte hyrë presidenti i klubit Gianni Vrenna, me të cilin raportohet se ka pasur përplasje. Sipas Sky Sport Italia, Crotone e ka kontaktuar tashmë me De Biasin. Raportohet se kandinadtë për të marë këtë skuadër janë edhe Walter Zenga, Domenico Di Carlo dhe Stefano Colantuono.

Shpërndaj me