Skejtbordet përveç se për argëtimi tani do të shërbejnë edhe për të reduktuar sasinë e mbetjeve plastike në botë falë disenjatorit 22 vjeçar Xhenson Knajt. Për ndërtimin e një skatebordi përdoren rreth 1 500 qese plastike. Plasmasa vendohet në një makineri ku nxehen deri në 200 gradë celsius për dy orë dhe pastaj masa e tretur modulohet në një objekt solid.

 “Ne të gjithë e dimë se riciklimi është ajo që duhet bërë. Mendova se nëse njerëzit do të kishin një shpërblim të prekshëm nga riciklimi ato do të stimuloheshin të veprojnë më shumë në këtë mënyrë- thotë disenjator Xhennson Knajt.

Knajt shpreson se ideja e tij mundet të zbatohet për t’i shtyrë të rinjtë të mbledhin sa më shumë qese plastike të cilat pastaj munden t’i këmbejnë me diçka të vlefshme.

Shefkije Alasani

 

Shpërndaj me