Deri më 15 shkurt të vitit 2018 asnjëra prej palëve nuk do të paguaj gjoba për vonesën e projektit për ndërtimin e autostradës Milladinovcë-Shtip. Deri në këtë datë do të duhej të mënjanohen të gjitha pengesat që të mund të vazhdohet me ndërtimin e autostradës deri në Shtip. Kjo është aneks marrëveshja mes Qeverisë dhe ndërmarrjes kineze “Sinohidro”. Afati për përfundim është shtatori i vitit të ardhshëm. Për shtatë muajt kur duhet përfundojë aksi, gjegjësisht nga shkurti deri në shtator, nëse njëra nga palët nuk i përmbahet asaj që është dakorduar do t’i paguajë gjobat e përcaktuara. Dihet edhe që në vend të 206 milion eurove fillestare, kjo autostradë mund të kushtojë edhe 20 milion euro më shumë.

Të dyja palët hoqën dorë nga penalizimet dhe nga dëmshpërblimet e mundshme. Ekziston vetëm kornizë kohore, ndërsa aneksi ka të bëjë me vazhdimin e kornizës kohore për ndërtimin plotësues të këtij aksi – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Sqarimi erdhi një ditë pasi nënshkrimit të fshehtë të aneksin të marrëveshjes rreth ndërtimit të autostradës Milladinovc-Shtip, ku nuk ishin të ftuar gazetarët.

Por, përveç kësaj autostrade, me probleme më të mëdha është autostrada Kërçovë-Ohër.

Janë filluar bisedimet me ndërmarrjen kineye Sinohidro për arritjen e aneks marrëveshjes sepse është e qartë se deri më 31 janar 2018 kur është edhe afati përfundimtar që duhet të ndërtohet autostrada Kërçovë-Ohër, nuk do të mund të përfundohet dhe për këtë them se kemi filluar bisedime sa i takon vazhdimit të afatit dhe se sa mjete shtesë do të do të duhen – tha Goran Sugarevski, ministër i transportit.

Burime nga Qeveria, për Alsat M, shprehen se nuk dihet fare se cila është shuma që duhet paguar për këtë aks. Prandaj, në përcaktimin e shumës së përgjithshme plotësuese do të marrin pjesë shtëpi konsultuese, mbikëqyrës autostradës, ekspertë dhe profesorë universitar. Kjo autostradë është gati vetëm 50 për qind dhe ka lëshime të mëdha, derisa aksi Milladinovc – Shtip është gati 75 për qind.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me