Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë ka kërkuar rritje të pagave në administratën publike, në përputhje me rritjen e pagës minimale. Nga KSLM kërkuan mbajtjen e një seance të Këshillit Ekonomik-Social ku do të shqyrtohet propozimi i tyre. Nga Konfederata besojnë se në sektorë të caktuar në administratën publike pagat do të jenë nën pagën minimale, dhe me këtë do të pezullohen edhe marrëveshjet kolektive ekzistuese, që do të ketë pasoja shumë më të mëdha. Kanë kërkuar ngritje të pagës për 19 për qind, për të ruajtur gamën e pagave në të gjitha kategoritë e nëpunësve publikë, thonë nga KSLM. Kjo sindikatë, që në të kaluarën ka punuar ngushtë me qeverinë e VMRO DPMNE-së, dhe i miratonte politikat e saja ekonomike, akuzoi se nuk funksionon dialogu social dhe se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka dorëzuar mendime nga Këshilli Ekonomik Social, për të rritur pagën minimale, pa mendimin e KSLM-së dhe pa analiza të vlefshme. Nga kjo sindikatë njoftuan për marrjen e masave të ligjshme radikale nëse injorohen sërish.

Alsat-M

Shpërndaj me