Qeveria ka premtuar një, ndërsa në Kuvend ka dorëzuar zgjidhje tjetër ligjore për pagën minimale, njoftuan nga Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Xehetarisë. Prej atje shprehen se ndonëse paraprakisht në Këshillin Socioekonomik është kontraktuar nga propozim ligji të hiqet pjesa se kusht që punëtori të marrë pagë minimale është sipas punës që ka bërë, kjo nuk ka ndodhur. Kryetari i Sindikatës Pece Ristevski shprehet se me largimin e kësaj pjese, u lihet mundësi pronarëve që në mënyrë ligjore të mos u paguajnë pagë minimale punëtorëve me arsyetimin se punëtorët nga industria e tekstilit dhe lëkurës nuk kanë plotësuar normën, gjegjësisht atë që është kërkuar prej tyre.

Sërish është kthyer prodhimi minimal i cili nuk jep fare garanci se kjo e ardhur minimale do të paguhet. Ka me miliona mënyre me të cilat punëdhënësit që janë të pritur për keqpërdorime dhe mosrespektim të ligjit, do të gjejnë mënyrë për ta kryer atë. Punëtoret ose do të alivanosen për të arritur këtë prodhim të normuar, ose do të duhet të rrinë jashtë orarit të punës, edhe të shtunave, për t’i fituar këto 12 mijë denarë- deklaroi Pece Ristevski, kryetar i Sindikatës.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dinovski thotë se ata që para disa ditëve kanë dërguar shkresë deri të ministrja Carovska dhe kanë kërkuar që pagat e punëtorëve nga Industria e Tekstilit, Lëkurës dhe Drurit, të mos varen nga prodhimi ua përcakton pronari. Ndryshe, nga Konfederata e Sindikatave të Lira, me këmbëngulje kërkojnë rritje për 19 përqind të pagave në administratën publike. Konsiderojnë se administrata publike duhet gjithmonë të marrë pagë më të madhe sesa sektori privat.

Në përputhje me pagën minimale, më parë asnjëherë nuk është sjell në atë gjendje, që të jetë mbi pagat e bartësve të veprimtarisë në administratën publike dhe mbi koeficientet themelorë për përllogaritjen e pagës së marrëveshjeve kolektive- deklaroi Bllagoj Rallpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave.

Nga Konfederata e Sindikatave shprehen se nëse pushteti nuk ka vesh për kërkesa e tyre, mund të organizojnë edhe protesta.

Verica Pavlovska

Shpërndaj me