Skiatorja e vetmë nga Maqedonia në Botërorin në Sent Moritz, Lidija Simjanovska është diskualifikuar në garën e parë dhe do të mungoi nga gara finale e slalomit të madh. Komiteti i Gjyqtarëve vendosi për diskualifikimin, pasi kishte është rishikuar pjesëmarrja e skiatores nga Maqedonia. Ndërkohë në konkurencën e meshkujve, në garën e parë eliminatore të slalomit të madh, Antonio Ristoski u ndal në vendin e 61-të, ndërsa Marjan Nashoku në vendin e 83 nga 106 skiatorë, të cilët u paraqiten në start të garës. Ndërsa Luka Bozhinovski dhe Viktor Petrov nuk e mbyllen garën e parë.

Shpërndaj me