Klarens Sidorf debuton me humbje te Deportivo La Korunja. Trajneri holandez është mposhtur që në ndeshjen e parë në stolin e skuadrës spanjolle, në sfidën e luajtur kundër Betisit. Përballja përfundoi 1-0 për Betis me golin e shënuar nga Loren. Deportivo gjendet në vendin e parafundit në renditjen e La Liga-s me 17 pikë, duke rrezikuar jo pak të bjerë nga La Liga. Ardhja e Sidorfit në stolin e Deportivo La Korunja nuk ka sjellë ndonjë ndryshim, ndërsa kujtojmë se nuk njeh fitore prej 8 ndeshje radhazi në La Liga.

Shpërndaj me