Nga mesnata dizeli do të kushtojë më shumë. Ai do të shitet  me dy denarë më shumë, kurse çmimi i benzinës mbetet i pa ndryshuar. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetik (KRE). Sipas vendimit të ri, çmimi i një litër DIZEL do të kushtoj 51.5 denarë kurse një litër EUROSUPER BS-95 do të vazhdoj të shitet për 63.5 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtoj 65 denarë. Për 1.5 denarë është rritur edhe Vajit Ekstra i lehtë për amvisëri dhe me çmimin e ri do të kushtojë 40 denarë.
Këto çmime do të vlejnë për dy javët e ardhshme.

Shpërndaj me