Shteti vitin e ardhshëm do të duhej të marrë borxh prej thuajse 670 milionë euro që të ketë para për mbulimin e deficitit buxhetor dhe për kthimin e borxheve të vjetra që mbërrijnë gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave të publikuara në propozim- buxhet, kreditorëve të huaj duhet t’u kthehen 170 milionë euro, ndërsa 200 milionë euro arrijnë obligimet e shtetit ndaj tregut financiar vendor. Ministri i financave, Dragan Tevdovski sqaron se Qeveria e re ka tendencë t’i zvogëlojë borxhet gjatë viteve të ardhshme.

Borxhi mund të parashikohet për financimin e deficitit buxhetor i cili në këtë buxhet është më i vogël, nëse e shikoni ishte 2.9, tani është 2.7%, shumë më i vogël prej deficiteve të vitev të kaluar – deklaroi Dragan Tevdovski,ministër i financave.

Vrima buxhetore në vitin 2018-të është projektuar në thuajse 300 milionë euro. Ende nuk është marrë vendim final nëse krahas tregut vendor, shteti vitin e ardhshëm do të marrë borxh edhe në tregun e huaj përmes lëshimit të eurobondeve. Se ku do të marrin borxh, varet para se gjithash nga normat e interesit, shprehet Tevdovski.

Do të marrim vendim për të dalë në tregun e huaj vetëm nëse mendojmë se qytetarët do të paguajnë çmim të ulët – tha Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Nëse Kuvendi e miraton, Maqedonia vitin e ardhshëm do ta ketë buxhetin më të madh në histori, me shpenzime që do të arrijnë thuajse 3.5 miliardë euro.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me