Pas publikimit të programit vjetor të Ministrisë së kulturës pasuan reagime të shumta rreth ndarjes së mjeteve. Nga Shtëpia Botuese “ Shkupi” kanë dërguar letër publike në adresë të Ministrit të kulturës Robert Allagjozovski, duke akuzuar se mjetet për veprimtari botuese nuk janë ndarë në mënyrë transparente dhe janë bërë shkelje të kritereve të vendosura nga vet Ministria.

Mjete për botim u janë dhënë disa shoqatave tregtare dhe prodhuese, shtypshkronjave, shoqatave për shërbime të ndryshme, madje ndonjë prej tyre është përkrahur për të botuar 9-10 tituj. Kërkojmë që Komisioni për botime, Këshilli për kulturë dhe palët e interesuara të hapin edhe një herë dokumentacionin…që të shihet nëse I kanë plotësuar kushtet dhe kriteret që I ka paraparë Ministria e Kulturës – deklaroi Sq Azam Dauti, Shtëpia botuese Shkupi.

Edhe nga partia opozitare VMRO-DPMNE thanë se programi vjetor I Ministrisë së Kulturës është I padrejtë, populist dhe nuk përkrah zhvillim të barabartë.

Mungesa e transparencës së kriteriumeve në bazë të të cilave janë miratuar projektet dhe janë ndarë mjetet na jep të drejtën të konkludojmë se kriteret themelore dhe parimet e shpërndarjes të projekteve janë para së gjithash politike, dhe pastaj estetike – deklaroi Mk Robert Veljanovski- VMRO-DPMNE.

Ministri I kulturës Robert Allagjozovski hedh poshtë akuzat duke theksuar se mjetet jan ndarë në mënyrë transparente.

Ne vitin e kaluar e kemi kufizuar numrin e veprave të pranuara, të aplikantëve në 10. Mendoj se nga ky numër 3 ose 4 projekte janë pranuar nga shtëpia botuese “Shkupi” me shuma që nuk ishin më të mëdha ose më të vogla nga shumat tjera. Ato janë shumat që ne I kemi ndarë. Ne në mënyrë transparente I kemi shpallur shumat – u përgjigj ministëri i kulturës Robert Allagjozovski.

Reagime kishte edhe nga Filarmonia e Maqedonisë e cila ka dërguar vërejtje deri te Komisioni për veprimtari muzikore në kuadër të Ministrisë së kulturës për lëshime në miratimin e mjeteve për siç thanë projekte inekzistente. Reagim ka pasur edhe nga drejtori I Festivalit të Jazit në Shkup Oliver Belopeta I cili thotë se pasoja është mbisundimi I kuantitetit në vend të kualitetit.

Elmedina Aliji

Shpërndaj me