Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë shënuar 13 vatra zjarri paraprakisht në Berat, Shkodër, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë dhe Dibër. Ministria e Brendshme e Shqipërisë njofton se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 23 automjete, 130 forca ushtarake dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

 

Shpërndaj me