Një tjetër viktimë si pasojë e të ftohtit është shënuar në Shqipëri. Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit, me vdekjen që dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Pas ekspertizës së vendit të ngjarjes, burime të policisë kanë konfirmuar se vdekja e 38-vjeçarit është natyrale nisur dhe nga fakti se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Një ditë më parë një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Korçës. Ndërkohë temperaturat ekstreme kanë marr edhe tre viktima në Durrës, Sarandë dhe Lushnjë.

Shpërndaj me