Në Shqipëri zyrtarisht procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi pritet të nisë në muajin shtator. Kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Calavera u shpreh optimiste për këtë. Ajo thotë se sa më shpejt që të nisë ky proces, aq më mirë është. Calavera sqaron se roli i ndërkombëtarëve është vetëm vëzhgues dhe se procesi varet krejtësisht nga strukturat vendase.

Ajo thotë se procesi i vettingut është padyshim ndër përpjekjet më të ndërlikuara në axhendën aktuale të reformave. Dorëheqjen e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve për të shmangur verifikimin, Calavera e quan si rezultat të parë të vettingut, ende pa nisur zyrtarisht. “Ligji për vettingun u dha një afat të qartë kohor gjithë anëtarëve të gjyqësorit që të paraqisnin një informacion paraprak mbi pasuritë dhe trashëgimitë e tyre. Para se afati të skadonte disa gjykatës, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë zgjodhën të jepnin dorëheqjen. Në njëfarë mënyre, kjo do të thotë se vettingu tanimë ka filluar të sjellë rezultate, para fillimit të tij të pritshëm”, thotë ajo.

 

Shpërndaj me