Kryeprokurorja e përkohshme shqiptare Arta Marku në takimin me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj është fokusuar te zbatimi operacionit “Forca e Ligjit”. Zyra për shtyp e ministrisë brendshme theksoi se të pranishëm ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ahmetaj, kreu i SHISH dhe ai i Policisë. Takimi vjen në një kohë që në radhët e prokurorive, Marku ka bërë një sërë lëvizjesh, të cilat kanë shkaktuar edhe përplasje. Pas urdhrit që e largoi nga drejtimi i Prokurorisë së Elbasanit, prokurori Dritan Gina paraqiti një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Në kallëzim ai kërkon pezullimin e këtij urdhri, duke paraqitur argumentet ligjore që sipas tij e bëjnë ata të pavlefshëm.

Shpërndaj me