Pas hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës, skuadra e Shkëndijës, në rast se kualifikohet më tej,  në raundin e tretë eliminatore të Ligës Evropa, mund të përballet me fituesin e sfidës Norçeping-Trakai. Sfida e parë i takoi skuadrës suedeze me 2-1. Mirëpo skuadra tetovare duhet fillimisht të zhvillojë ndeshjen e kthimit në Helsinki, ku ka epërsi 3-1 nga sfida e parë në Strumicë. Përfaqësuesi i dytë nga Maqedonia në këto gara, skuadra e Rabotniçkit, pas barazimit 1-1 në Shkup, do të duhet të zhvillojë ndeshjen kthyese në terrenin e Dinamo Minskut. Nëse kalon këtë raund, kudërshtari i ardhshëm i “romantikëve” do të jetë fituesi i sfidës Kork Siti (Irlanda) dhe (Aek Larnakas (Qipro), ndërsa sfida e parë u mbyll me fitore 1-0 të qipriotëve. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 27 korrik ndërsa ato kthyese më 3 gusht.

Shpërndaj me