Protestat me moton “Për Maqedoni të përbashkët” shënuan ditën e tyre të 22-të. Protestuesit në Shkup, në itinerarin e tyre të zakonshëm që fillon para godinës së Qeverisë dhe përfundon para Kuvendit, kërkuan refuzimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe mos-zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin. Organizatorët e protestës pretendojnë se platforma shqiptare rrezikon unitetin dhe sovranitetin e vendit. Gjatë ditëve të kaluara, përveç në Shkup, protesta kundër platformës ka pasur edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë.

Alsat-M

Shpërndaj me