Përballja e parë nga sfida më interesante e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë, në mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës, u mbyll na barazim 1-1. Mysafirët hapën rezultatin me golin e Besart Ibraimit nga penaltia, para seDuranski të barazojë shifrat në minutën e 73-të. Në sfidën tjetër të skuadrave elitare, Sileksi me 1-0 mundi skuadrën e Akademija Pandev. Në përballjet e tjera, Bregallnica pësoi disfatë nga Pobeda me 2-3, Pelisteri me 4-2 mundi Borecin, ndërsa Skopje në pjesën e dytë arriti të shënojë 3 gola në portën e Euromilkut. Ndërkohë përmbysjen më të madhe e bëri Renova, pasi me 3-2 mundi skuadrën Struga Trim Lum , edhe pse pjesën e parë e mbylli me disavantazh 0-2. Fitoren e vetme si mysafirë e shënoi Teteksi, që mundi Kozhuvin me 2-1. Sfida Vardari-Shkupi është anuluar për shkak obligimeve të kuqezinjëve në Ligën Evropa.

Kupa e Maqedonisë – 1/8 e finales

Rabotniçki 1–1 Shkëndija

Bregallnica 2-3 Pobeda

Pelisteri 4-2 Boreci

Renova 3-2 Struga Strim Lum

Skopje 3-0 Euromilk

Kozhuv 1-2 Teteksi

Sileksi 1-0 Akademia Pandev

Vardar – Shkupi (anuluar)

Shpërndaj me