Sot nisi sezonin pranveror në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku derbi i javës së 19 u zhvillua në Tetovë. Sfida Shkëndija-Vardari nisi me vonesë pej 20 minutave, për shkak pastrimit të borës që mbuloi terrenin në stadiumin në Tetovë, ndërsa në terrenin e gjelbër, ndeshja u mbyll me barazim 1-1. Vardari avancoi me golin e Boban Grnçarovit, ndërsa në 5 minuta para mbylljes së ndeshjes, Besart Ibraimi barazoi shifrat në 1-1. I njëjti futbollist kishte mundësi që të sjell fitore për kuqezinjët e Tetovës mirëpo shifrat mbetet të pandryshuara.

Fitore bindëse shënoi FC Shkupi, që në lagjen Maxhari, me 5-2 mundi skuadrën e Akademia Pandevit. Tre golat e para u shënuan nga Bazhe Iljoski, në minutën e 7, 17 dhe 23, ndërsa i njëjti futbollist humbi edhe penaltinë në pjesën e dytë. Në vazhdim Jasharoski dhe Stojkoski shënuan golat për Shkupin, ndërsa Stoilovi dhe Grifoni ishin autor të golave për mysafirët.

Në përballjet e tjera nuk kishte fitues. Fillimisht në barazim 1-1 u mbyll takimi mes Pobedës dhe Pelisterit, ndërsa me barazim dhe pa gola, u mbyll ndeshja mes Rabotniçkit dhe Renovës. Takimi në Kratovë, mes Sileksit dhe Skopjes u anulua për shkak të terrenit të dëmtuar nga të reshurat e shiut. (Mahir Thaci)

Shpërndaj me