Nën reshjet e shiut që nuk kanë pushuar përgjatë gjithë ditës, janë zhvilluar garat e ditës së gjashtë të botërorit të atletikës në Londër. Duke sfiduar kushtet atmosferike, atletët kanë dhënë më të mirën e tyre. E veçanta e mbrëmjes së të mërkurës, ka qenë gara e Makuala. Atleti afrikan ka qenë i sëmurë, por pasi është vizituar, mjekët i kanë dhënë leje të konkurrojë. IAF, në këto kushte i ka dhënë mundësi Makuala të bëjë garë i vetëm në 200m, ndërkohë që bateritë kualifikuese kishin mbaruar më parë. Ai ka garuar në korsinë 7 dhe me kohën 20”20 ka rritur të kualifikohet për në finale. Në shtytjen e gjyles për femra, kampione bote shpallet kinezja Gong me 19.94 m, medaljen e argjentë e merr Marter e Hungarisë me 19.49m dhe e treta Karter e SHBA me 19.14m.
Në finalen e 400 m/p për meshkuj, Warholm i Norvegjisë merr medalje ari me 48”35, nënkampione bote kopelo i Turqise me 48”49, ndërsa medalja e bronxit shkon për Klement të SHBA me 48”52.
Finalja e 400 m për femra ka patur një finish me shumë të papritura. Uibo e Bahamasit Bahamasit e cila kryesonte garën deri në metrat e fundit pëson një tërheqje në këmbë dhe arrin në finish e katërta. Ndërsa Elison Feliks kampionia olimpike në fuqi, pretendente për këtë garë nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i tretë me 50”08. Ndërsa kampione bote shpallet amerikania Frensis me kohën 49”92 rezultati më i mirë personal për të, në vend të dytë Naser nga Bahrein me kohën 50”06 që përbën edhe një rekord kombëtar.

Shpërndaj me