Kompania franceze “Rojal de lux” marshon nëpër rrugët e mbarë globit duke dhënë shfaqjen më unike të kukullave në botë për mijëra njerëz. Për kontrollimin e kukullave me përmasa gjigande nevojiten dhjetëra njerëz dhe makineri speciale. Secila kukull e performacë ka në vetvete edhe historinë e saj, një nga pjesët e performancës është edhe përmbytja e anijes së famshme “titanikë”. Organizatorët thonë se roli i këtyre kukullave shkon përtej argëtimit, sipas tyre ndonjëherë ne duhet të shikojmë gjëra me dimensione shumë më të mëdha se tonat për t’u kujtuar se në fund të fundit ne jemi vetëm njerëz. Shfaqjet e kukullave gjigante janë gjithmonë të hapura për të gjithë dhe pa pagesë.

Shpërndaj me