Për shkak se punimet për ndërtimin e teatrit shqiptar edhe pas shumë vitesh ende nuk kanë përfunduar, Teatri shqiptarë në Shkup 67 vjetorin e shënoi në Teatrin e Komedisë me ç‘rast në skenë u vendua Shfaqja “G”. Në sallën e mbushur përplot me njerëz në këto net vere freski e vetme ishte interpretimi mbresëlënës i aktorëve.

Në fakt të them se më vjen keq për vapën se publiku u lodh nuk është çështja e ime, por sido që të jetë më vjen vërtet keq për këtë jo-komoditet. Unë prapë do them që shpresoj se në kuadër të gjithë kësaj vape në vete shpresoj që në fund të ishte një freski e bukur shfaqja që ata e panë- deklaroi Adem Karaga, drejtor i Teatrit shqiptar.

Megjithatë për publikun shfaqja ishte e mrekullueshme dhe ato urojnë që shfaqje të tilla në skenën e teatrit shqiptar të ketë sa më shpesh.

“Shfaqja ishte e mrekullueshme. Shpresoj që shfaqje të tilla të ketë sa më shpesh dhe publiku shqiptar të ketë një vend ku të kaloj një mbrëmje të këndshme”, tha Memet Zhaku, spektator.

 “Teatri shqiptar zakonisht i ka shfaqjet satirike tu e përqesh politike që neve na ka mare në qafë kudo që jetojmë. Kjo ishte një reflektim i përditshmërisë sonë”, u shpreh Guxim Nuhiu, spektator.

Nën regjinë e Sulejman Rushitit aktorët interpretuan dramatizimin e veprës satirike “Gomari i Bbatasit”, vargjet e së cilës ironizojnë dhe godasin fuqishëm disa dukuri negative të shoqërisë shqiptare, me theks të veçantë keqpërdorimin e pushtetit dhe korruptimin e klasës udhëheqëse politike.

Shefkije Alasani 

Shpërndaj me