Për prindërit me fëmijë të vegjël nuk ka frikë më të madhe kur fëmijët largohen më shumë seç duhet dhe humbasin. Nisur nga kjo një kompani në Nju Jork ka ardhur me idenë për të krijuar një senzor i cili vendoset tek këpucët e fëmijës. Momentin që fëmija largohet në distancë më të madhe senzor jep sinjal dhe e lokalizon vendndodhjen e fëmijës në një aplikacion të instaluar në telefonin e prindit. Teknologjia e re është qujatur Monkey Sensor.

Si prind unë kam pasur një përvojë të tmerrshme pasi e humba fëmijën gjatë një feste. Aty e mendova se nëse do kisha diçka që do më tregonte se ku gjendet fëmija im do të më ndihmote shumë. Kështu e dizajnova Monky Sensor, vetëm për këtë arsye”, tha Kim Gavin, krijuese e “Monky Sensor”.

Senzori për herë të parë u paraqit në një panair teknologjik në Lar Vegas dhe tashmë ka dal në shitje në Amerikë.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me