Xhef Sesions, i nominuari i presidentit të zgjedhur, Donald Tramp, për prokuror të përgjithshëm, ka shprehur përkushtim që të qëndroj kundër  Trampit, nëse është e nevojshme,  ai thotë se do ta kundërshtoj ndalesën e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Këto komente ai i bëri mbrëmë, gjatë dëgjimit dhe pyetjeve në një komitet të Senatit amerikan për konfirmimin e emërimit të tij, që zgjati më se 10 orë.

Sesions, që është senator republikan nga Alabama, tha se ai nuk do ta mbështes ndalesën me të cilën dikujt nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, në bazë të religjionit dhe se synimet e Trampit ishin t’i kufizoj njerëzit nga vendet që i strehojnë terroristët, e jo të gjithë myslimanët.

Tramp në një pikë të fushatës së tij, ka folur për propozimin që myslimanëve përkohësisht tu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Në postin e prokurorit të përgjithshëm, Xhef Sesions, do të shërbej si zyrtari më i lartë i agjencive të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe është përgjegjës për dhënie të këshillave të paanshme juridike për presidentin dhe agjencitë ekzekutive.

 

Shpërndaj me