Seanca për rastin e Kumanovës sot ka vazhduar me fjalën përfundimtare të avokatit Naser Raufi i cili mbron 11 të akuzuar. Raufi tha se skenari për këtë rast është përgatitur nga shërbimet sekrete Maqedonase dhe të akuzuarit janë manipuluar dhe nuk kanë pasur qëllim ndonjë konflikt në Maqedoni. Ai kërkoi përgjegjësi nga gjykata dhe prokurori pse bisedat telefonike që prokuroria i ka marr me masa të veçanta nuk janë në tërësi dhe mungojnë biseda e Ali Ahmetit , Artan Grubit dhe përfaqësuesve të OSBE-së që kanë zhvilluar me Mirsad Ndrecajn.

Unë edhe më tutje jam i bindur se shërbimet sekrete e kanë bërë skenarin e këtij rasti që është një montim dhe këta person janë të manipuluar këta të akuzuar që janë sjell këtu dhe ideja nuk ka qenë për asnjë konflikti që të bëhet asnjë lloj luftimi por ideja ka qenë që thjeshtë të shpallet komunikata për mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit – Naser Raufi, avokat.

Për Raufin të dyshimta janë edhe obduksionet të viktimave pasi që nuk janë përdorur metoda shkencore për të vërtetuar largësin nga e cila janë vrarë ata, gjë që lidhet me momentin e dorëzimit dhe mbarimin e luftimeve në Kumanovë

Ka metodë se si mund të arrihet momenti se prej cilës largësi është vrarë ndonjë person. Nuk e dijë arsyen pse nuk është përdorur kjo metodë, por ka dyshime dhe është e dyshimtë se një punë që mund të konstatohet me metodë shkencore, nuk është konstatuar dhe kjo mund të ketë lidhje me momentin e likuidimit të personave pas dorëzimit – u shpreh Naser Raufi, avokat.

Këtë trup gjyqësor vazhdojnë të mos e njohin dy të akuzuarit Valdet Zekaj dhe Shefqet Hallaqi duke bojkotuar seancat. Seanca e ardhshme është caktuar për më 18 shtator ku pritet që i akuzuari Demë Shehu të marrë fjalën përfundimtare.

Senat Zylbehari

Shpërndaj me