Manjati rus Sergej Samsonenko largohet nga drejtimi i të tria skuadrave të Vardarit. Lajmin për largimin e tij ngakëto skuadra biznesmeni rus e bëri përmes një letre të publikuar në Makedonski Sport. Samsonenko në letër shkruan se në këto te klube do të investojë deri në mbyllje të sezonit dhe më pas ato du ua kthejë pronarëve të mëparshëm. Në këtë rast klubin e futbollit do ia kthejë qytetit të Shkupit. “Ky është sezoni i fundit në të cilin unë Sergej Samsonenko, investoj në të tre klubet në Maqedoni. Pas këtij të tre klubet do ua kthejë pronarëve të mëparshëm”, thotë Samsonenko. Në letrën e tij Samsonenko shkruan se ka qenë i shqetësuar nga ofendimet të cilat i ka përjetuar në media dhe rrjetet sociale.

Shpërndaj me