Maqedonia në Trieste mori 70 milionë euro, fonde të pakthyeshme për vazhdimin e hekurudhës nga Belakovci deri në Kriva Pallankë. Këto janë 46 për qind e shumës së përgjithshme të parave që nevojiten për këtë aks. Me to do të ndërtohet aksi i dytë i hekurudhës drejt Bullgarisë vlera e përgjithshme e së cilës është 152 milionë euro. Qëllimi është që pas disa viteve vendi përfundimisht të lidhen me hekurudhë dy detet, përkatësisht në perëndim përmes Shqipërisë me Adriatikun, dhe në lindje me Detin e Zi.

Hekurudha drejt Bullgarisë është ndarë në tri akse. 152 milionë euro është vlerësuar aksi i dytë për të cilin morëm fonde. Paratë e mbetura do të sigurohen nga institucionet ndërkombëtare, përkatësisht do të jenë kredi për infrastrukturë. Me siguri do të jenë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ose institucionet tjera financiare- deklaroi Koço Angjushev , zv/kryeministër për Çështje Ekonomike 

Zëvendëskryeministri shprehet se pas përfundimit të fazës së dytë, do të kërkohen para për fazën e tretë, përkatësisht nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë. Sipas ekspertëve, ajo është edhe pjesa më e vështirë dhe do të jetë më e shtrenjtë. Angjushev shtoi se në Trieste është takuar me përfaqësues të Bankës Botërore prej ku i janë ankuar se gjatë tre viteve të fundit Maqedonia nuk ka bashkëpunuar fare me ta. Projektet që janë filluar prej më herët janë zbatuar me vonesë, ndërsa diku ka pasur edhe ngecje të tërësishme. Për Ballkanin Perëndimor një ditë më parë u ndanë rreth 200 milionë euro prej të cilave madje 70 milionë ose 40 për qind dhe i janë ndarë Maqedonisë.

Verica Pavlovska

 

Shpërndaj me