Më 16 dhe 17 tetor, në Shkup do të mbahet “Samiti 100” për biznes të liderëve të Europës Juglindore. Ky samit mbahet për të gjashtën herë më radhë, ndërsa në Shkup pritet të vijnë më shumë se 100 liderë të bizneseve me renome dhe përfaqësues të lartë politikë nga Evropa Juglindore të cilët do të diskutojnë për mundësitë dhe potencialet e rajonit në përgjithësi. Kjo biznes ngjarje thuhet se është e vecantë për shkak se hap mundësi për bashkëpunim në sfera dhe nivele të ndryshme.

“Gjithë këtë e bëjmë që të gjejmë forma në të cilat bashkarisht do të prezentohemi, jo vetëm në rajon por edhe në tregjet e treta dhe të gjejmë mënyrën se si të jemë më konkurent dhe më të suksesshëm dhe të mund të ndërtojmë brende më serioze të cilat do të mund ta cojnë përpara zhvillimin ekonomik në Maqedoni por edhe në vendet e rajonit”, tha Zhivko Mukaetov, “Alkaloid”.

“Pjesmarrësit kanë mundësi të diskutojnë për rëndësinë e lidhjes së shteteve të rajonit, qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve, dhe për atë si idet lokale mund të arrijnë sukses global. Pjesmarrësit do të jenë të fokusuar në energjetikë, ekonomisë të bazuar në dituri, brendim të prodhimeve nga sektori I ushqimit si dhe në ekonominë digjitale dhe turizëm”, u shpreh Jelena Radulovic, drejtore e programit “Samiti 100”.

Alsat-M

Shpërndaj me