Armando Sadiku është bërë dje pjesë e klubit polak  Legia Varshavë me të cilin ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare.  Sadiku tashmë i është bashkuar skuadrës polake në stërvitje dhe në intervistën e parë si lojtar i Legias, sulmuesi nga Elbasani ka thënë se ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve: “Shpresoj që të kualifikohemi në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Jam gati të ndihmoj skuadrën, të filloj të stërvitem dhe të jap 100%. Dua të fitoj gjithçka, çdo ndeshje të mundshme. Po nuk di të them nëse kjo përfshin edhe Ligën e Kampioneve. Mendoj se mund të arrijmë suksesin si në kampionat, ashtu edhe në Kupë.”, ka theksuar ai.

Shpërndaj me