Prokuroria gjermane bëri publike se është arrestuar i dyshuari për sulmin e kryer ndaj autobusit në të cilin gjendeshin futbollistët e Borussia Dortmund. I dyshuar për këtë sulm është rusi Sergej V., i cili ka nënshtetësi të dyfishtë. Prokurorët dyshojnë se rusi 28-vjeçar këtë sulm e ka kryer për motive financiare. Hetuesit në vendin ku ishin vendosur lëndët shpërthyese kishin gjetur një letër në të cilën shkruante se përgjegjësinë e mer Shteti Islamin, por shumë shpejtë zbuluan se ajo porosi nuk ishte autentike. Mediat gjermane raportojnë se Sergej V., në ditën e sulmit ka qenë në hotelin e njëjtë me futbollistët dhe se dhoma e tij ka pasur shikim drejt rrugës në të cilën ndodhi shpërthimi. Në sulmin e kryer më 11 prill, u lënduan futbollisti i Borussia Mark Bartra dhe një polic. Sipas mediave gjermane rusi, këtë sulm e ka kryer për përfitime financiare. Ai përmes këtij sulmi ka dashur që të ulet vlera e aksioneve të Borussia Dortmund.

Shpërndaj me