Rryma e lirë prej orës 14:00 deri në orën 16:00 nuk do të mbërrijë përnjëherë tek të gjitha amvisëritë. Ndonëse ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dje deklaroi se deri më 1 tetor të gjithë matësit do të jenë të përshtatur, sot nga qeveria sqarojnë se megjithatë procesi do të zgjasë më gjatë, ndërsa dinamika varet nga EVN Maqedoni. Nga EVN shprehen se kanë filluar tashmë me përgatitjet për vendosjen e tarifës së lirë. Para se të fillohet me përshtatjen e gjithsej 800 mijë matësve, është e domosdoshme që të bëhen disa testime të caktuara, sqarojnë nga kompania.

I gjithë procesi do të zbatohet në rajone dhe në grupe të leximit. Do ta informojmë secilin shfrytëzues individualisht se në cilën periudhë do t’i përshtatet matësi për matjen e tarifës së lirë ditore. Ekipet tona duhet doemos të kenë qasje në teren, të ketë kontakt fizik me matësin që të bëhet rregullimi i matësit. Deri në fund të muajit tetor do të zbatohet i tërë operacioni- sqaroi Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-së Maqedoni.

Kjo në praktikë do të thotë se disa nga konsumatorët do të kenë dy orë tarifë të lirë gjatë ditës më datën pesë, të tjerët më datën 15 ndërsa disa amvisëri të tjera më datën 25 tetor. Tarifa e lirë ditore kthehet pesë vite pas anulimit. Ajo është me çmim dyfish më të ulët nga tarifa normale e rrymës.

Mirko Trajanovsk

Shpërndaj me