Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) arriti në vitin 2017 në 2,5% në eurozonë ose niveli më i lartë që prej 10 vitesh, sipas një vlerësimi të parë të zhvilluar sot nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat).

Kjo shifër është më e lartë se sa vlerësimi i fundit i Komisionit Evropian, që në nëntor paraqiste një rrijte prej 2,2% në vitin 2017, si dhe nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), që priste një rritje prej 2,4 për qind në dhjetor.

Rritja vjetore në zonën euro nuk ka qenë ndonjëherë në këtë nivel që prej vitit 2007, pak para krizës financiare, kur ajo kishte arritur 3,0%.

Shpërndaj me