Lidhja e Sindikatave javën e ardhshme do të njoftojë se cili është qëndrimi i tyre për rritjen e pagave në sektorin publik. Në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm, paga më të larta parashihen për shëndetësinë, mbrojtjen dhe arsimin.

 Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë

LSM apelon dhe inkurajon Qeverinë e Maqedonisë dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski që në periudhën e ardhshme të fillojë me përforcimin e dialogut social me sindikatat, me qëllim që sa më lehtë të tejkalohen disa situata dhe të krijohen kushte për rritjen e pagave në sektorët e tjerë”.

Mile Boshkov nga Konfederata e Punëdhënësve konsideron se është mirë që Qeveria është fokusuar në këto sektorë, por megjithatë rritje patjetër të ketë në mënyrë lineare tek të gjithë punonjësit administrativ. Nuk përjashton mundësinë se hapi i këtillë i Qeverisë që ta përqendroj rritjen vetëm në tre sektor, të shkaktojë pakënaqësi tek punonjësit e tjerë të sektorit publik.

Në Maqedoni 10 vitet e fundit nuk kishte protesta për çështje sindikale dhe sociale. Çdo gjë ishte në rregull. Tani në këtë rast ndoshta është mirë të zgjohen sindikatat, e me këtë të zgjohet dialogu social dhe dialogu socio- ekonomik – deklaroi Mile Boshkov, Konfederata e Punëdhënësve.

Për Boshkovin, rritja e pagave paraqet thikë me dy tehe. Sipas tij, edhe më tej puna në shërbimin shtetëror do të jetë më tërheqëse krahasuar me sektorin privat.

Çfarë duam të bëjmë, do të bëjmë biznes të lirë dhe njerëzit do të shkojnë në administratën publike dhe jashtë vendit ose do të luftojnë për t’i mbajtur njerëzit këtu, por me paga më të larta në sektorin privat, por edhe me paga të barabarta në sektorin publik – theksoi Mile Boshkov, konfederata e punëdhënësve.

Për vitin 2018 nga arka shtetërore vetëm për paga do të shpenzohen 27.1 miliard denarë dhe për dallim nga viti i kaluar, shënohet rritje prej 460 milion denarë. Shpenzimet më të larta janë për paga më të larta për pjesëtarët e Ushtrisë, punësime të reja nëpër çerdhe si dhe rritjen e pagave në shëndetësi dhe arsim prej 5%. Rritja planifikohet nga shtatori i vitit të ardhshëm.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me