Rritja e paralajmëruar prej 5% e pagave në shëndetësi, arsim dhe çerdhe nuk do t’i zgjidh problemet që me vite të tëra i mundojnë këto sektorë. Nga Asociacioni i mjekëve të rinj dhe specialistëve, si dhe nga Plenumi i arsimtarëve kërkojnë masa radikale me qëllim përmirësimin e gjendjes. Në vend të makijazhit, me rritje minore të pagave, kërkojnë që Qeveria të bëj hapa konkrete për t’i mbajtur mjekët e rinj në Maqedoni. Pjesa dërmuese e mjekëve të rinj fare nuk marrin pagë, ndërsa në klinikat shtetërore punojnë me orar të plotë.

Në këtë moment ka rreth 600 specialistë aktiv, por dy të tretat e tyre fare nuk marrin pagë, kështu që rritja e pagës nuk do të thotë asgjë, për shkak se nuk kanë kurrfarë të ardhurash, ndërsa nuk u janë paguar as kujdestaritë 24 orëshe. Nuk është në rregull që të bisedohet për një gjë, ndërsa të publikohet diçka tjetër – deklaroi Nenad Lazarov, Asociacioni i mjekëve të rinj dhe specialistëve.

Edhe nga Plenumi i arsimtarëve konsiderojnë se rritja e paralajmëruar minimale e pagave, vetëm se e devalvon punën e të punësuarve në arsim.

Njerëzit e rinj cilësorë nuk do të orientohen në arsim, por në drejtime tjera. Për shkak të rrethanave në të cilat gjenden, mjeteve për jetesë, ata do të jenë të detyruar të kërkojnë një punë tjetër si burim plotësues. Dhe në vend se të jetë tërësisht i përkushtuar në arsim dhe në punë, ai do të jetë i detyruar të mendojë se si ta shtoj buxhetin familjar që të mund të mbijetojë – tha Dushko Stojanovski, Plenumi i arsimtarëve.

Por, nga Ministria e financave pranojnë se pagat e arsimtarëveve dhe të punonjësve në çerdhe duhet të jenë më të larta por se këtë për momentin nuk e lejojnë mundësitë buxhetore.

Dragan Tevdovski- ministër i financave “Mendoj se pagat edhe të arsimtarëve edhe të atyre në çerdhe, duhet të jenë më të larta, por jemi duke e bërë hapin e parë, gjegjësisht jemi duke bërë rritje edhe te mjekët dhe infermieret dhe e di se duhet të jenë më të larta, por këto janë mundësinë nga aspekti i buxhetit”.

Ndryshe, me të ashtuquajturin “Plan për jetë”, kryeministri Zoran Zaev gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar 500 euro pagë mesatare deri në fund të mandatit.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me