Vërshimet e mëdha dhe tërmetet në rajonin e Shkupit vitin e kaluar kanë gjallëruar tregun e sigurimeve. Vitin e kaluar pronën e tyre nga vërshimet dhe tërmetet e kanë siguruar 26.254 persona, që është rritje dyfish nga viti 2015 ose më shumë se trefish në krahasim me vitin 2014.

 Kuptohet se ndikon në vetëdijen e qytetarëve pasi ndryshimet globale klimatike janë prezent dhe kjo mund të ndikojë në realizimin e ngjarjeve të dëmshme dhe kjo është leksion i keq, por leksion i mirë për sigurimin dhe rritjen e vetëdijes tek qytetarët për të blerë sigurim prone, ku përfshihet rreziku nga vërshimet – deklatoi Klime Poposki, kryetar i Këshillit të ekspertëve në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve

Vitin e kaluar për dëme nga vërshimet janë paguar 600 mijë euro, ndërsa për tërmete ka vetëm tetë pagesa. Për dallim nga sigurimi i pronës, sigurimi i bujqësisë vitin e kaluar shënon rënie prej 3.38%.

Ulja e përgjithshme ka të bëjë me rënien e madhe të marrëveshjeve në pjesën e sigurimit të kafshëve edhe atë për 40% ka marrëveshje më pak të shitura ose për 78% më pak premi të realizuar bruto në polisë krahasuar me vitin e kaluar –shtoi Klime Poposki.

Në vitin 2016 jetën e tyre e kanë siguruar 13.733 qytetarë, ndërsa vlera e përgjithshme e sigurimit të jetës është 21 milion euro. Në mënyrë bindëse, pjesa më e madhe e kulaçit shkon te sigurimi nga auto përgjegjësi, më pas sigurimi i pronës dhe sigurimi kasko i automjeteve. Marrë në përgjithësi, janë lidhur afër 1.3 milion polisa në vlerë prej mbi 140 milion euro, që është rritje prej 5.34%.

Sigurime të lidhura për sigurim të pronës

Vërshim Tërmet

2016       17.064 9.190

2015       8.932 4.931

2014       6.654 2.812

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me