Është rënduar ndjeshëm bilanci i vdekjeve në Europë, nga i ftohti polar që ka përfshirë kontinentin e vjetër. Numri më i madh i viktimave regjistrohet në Ukrainë, ku 24 vetë raportohet të kenë humbur jetën nga i ftohti. 10 persona kanë vdekur në Bjellorusi; 6 viktima të reja janë shënuar brenda 48 orëve në Poloni; nga 6 janë të vdekurit në Rumani e Sllovaki, ndërsa viktima të shumta janë regjistruar edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryesisht të pastrehët kanë qenë viktimat e motit ekstrem edhe në Itali, Bullgari e Çeki. Nga dita e martë është ndaluar lundrimi në lumenjtë Danub dhe Sava për shkak të pranisë së akullit, ndërsa erërat e fuqishme kanë detyruar mbylljen e përkohshme të porteve në pjesën perëndimore të Detit të Zi.

Shpërndaj me