Rozher Federer arriti deri te gjysmëfinalja e turneut përfundimtar të ATP-së, i cili zhvillohet në Londër, pasi regjistroi fitoren e dytë në grupin B. Tenisti zviceran mundi gjermanin Aleksandar Zverevin me rezultat 2-1 në sete ose 7-6, 5-7 dhe 6-1 në geme. Në këtë mënyrë, Federeri ka të sigurt tani pozitën e parë në grupin B dhe pa shumë ngarkesë do të zhvillojë edhe sfidën e tretë të grupit, kundër tenistit kroat Marin Çiliç.

Shpërndaj me