Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ka nisur me rekorde sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Me golin e shënuar nga penaltia ndaj APOEL-it, Ronaldo tani numëron 12 gola të shënuar nga pika e bardhë në ndeshjen e kampionëve. Kjo është më shumë se çdo futbollist tjetër në histori të kësaj gare. Ai kaloi rivalin e tij Lionel Messi që ka shënuar 11 herë nga penaltia për Barcelonën. Penaltia e parë e Ronaldos te kampionët ishte në vitin 2007 kur realizoi për Mançester Junajted në fitoren 4 me 2 ndaj Dinamo Kievit. Për Realin ka shënuar 11 herë nga 13 gjuajtje.

Shpërndaj me