E përditshmja spanjolle “Marca” zbulon se Kristiano Ronaldo , nuk do të paraqitet në Superkupën e Evropës, më 8 gusht në Shkup, kundër Mançester Junajtedit. Sulmuesi portugez preferon të jetë gati për sfidën e parë të Superkupës së Spanjës, më 13 gusht në “Kamp Nou”, përball Barcelonës. Trajneri Zinedin Zidan i ka dhënë një muaj pushim sulmuesit portugez, i cili pritet ti bashkohet skuadrës, pasi Reali të mbyll turneun në SHBA. Real Madridi dëshiron që të arkëtojë titullin e gjashtë brenda një viti garues, andaj Ronaldo ka thënë “JO” sfidës së Supërkupës së Evropës, përball ish klubit të tij, me qëllim që të jetë gati për sfidat “El Klasiko’ para fillimi të sezonit të ri në La Liga.

Shpërndaj me