Real Madrid rikthehet frikshëm në Ligën e Kampionëve , duke mundur PSZH me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje spektakolare në Bernabeu dhe në fund të takimit ishin Los Blancos që dolën fitimtarë falë dy golave të Ronaldo-s dhe Marselo-s. Kristiano ka shënuar golin e 100-të me Real në Ligën e Kampionëve, më shumë se çdokush tjetër. Mysafirët hapën rezultatin kur Neymar tenton më shumë nga të gjithë të depërtojë në mbrojtjen e Realit, por goli erdhi topi devijohet nga Nacho dhe Rabiot godet bukur duke kaluar të tijtë në avantazh. Por PSZH nuk e gëzon shumë avantazhin pasi Ronaldo barazon gjithçka nga pika e bardhë e penalltisë pak përpara fundit të pjesës së parë. Pas pushimit ritmi bie dhe në fund të takimit kur dukej sikur barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, ishin Ronaldo dhe Marcelo ata që përmbysin rezultatin falë dy golave që më shumë meritë kishte portieri kundërshtar sesa ata.

Shpërndaj me