FC Shkupi shpalosi përforcimin e dytë në merkaton e janarit dhe pas angazhimit të Blagoja Ljamçevskit, sot zyrtarizoi bashkëpunimin me mbrojtësi 21 vjeçar Ron Broja. Mesfushori defanziv kosovar së fundit ishte pjesë e skuadrës së Trepça 89, me të cilën u shpall kampion vitin e kaluar. Broja më parë ishte pjesë e skuadrave belge, si Deinze dhe Gent, para se të transferohet në futbollin kosovar.

Padyshim se jam shumë i lumtur do të jem pjesë e klubit më të suksesshëm shqiptarë nga Maqedonia. Kisha dëgjuar qysh si fëmijë kur Shkupi ka luajtur me emër tjetër që është kampion i trefishtë dhe fitues i tri titujve të kupës. Andaj pa hezitim bëra zgjedhjen e duhur që të vesh fanellën e një skuadre kampione. Gjithsesi do të jetë për mua shumë me rëndësi që do të luajë edhe para një armate të madhe të tifozerisë shkupjane “Shvercerat”, dhe besoj se do së bashku me ekipin do arrijmë shumë suksese”, ka thënë super talenti 21 vjeçar për sitin zyrtar te FC Shkupi.

Ndryshe Broja është një nga mesfushorët më të talentuar dhe kapiten i përfaqësueses së Kosovës U21.

Shpërndaj me