Prej nesër të përzgjedhurit e popullit do ta përgatitin arkën e shtetit. Debati parlamentar për rishikimin e buxhetit nuk guxon të zgjasë më shumë se pesë ditë. Afati i këtillë pengon që të bëhen obstruksione me prapavijë politike. Debati i ashpër që 10 ditë u zhvillua në Komisionin për Financa dhe Buxhet me siguri do të zhvendoset edhe në seancën plenare. VMRO-DPMNE-ja dërgoi një sërë amendamentesh ndërsa shumica parlamentare i refuzoi që të gjitha. Partia opozitare akuzon se pikërisht kjo është dëshmi se qëllimi i vetëm i rishikimit është që të realizohen interesat e ngushta partiake të LSDM-së në kurriz të qytetarëve.

LSD sillet sikur Maqedonia është kompani e saj private. Përderisa ishte në opozitë në të gjitha anët ankohej se nuk ka demokraci dhe premtonte punë transparente dhe me përgjegjësi. Me refuzimin e të gjitha amendamenteve u tregua se këtë e ka pasur vetëm retorikë të rreme parazgjedhore, ndërsa kur erdhën në pushtet menjëherë e treguan fytyrën e tyre të vërtetë” thanë nga VMRO.

Kur bëhet fjalë për buxhet dhe fonde, është e pritur që të ketë debat të ashpër mes deputetëve, shprehet analisti ekonomik Pavle Gacov. Sipas tij, praktika e refuzimit të amendamenteve të opozitës, që në Kuvend ekziston me vite, është e keqe. Megjithatë thotë Gacov, çdo propozim për shpenzimin e parave të popullit për qëllime të caktuara duhet të përgatitet mirë që të jetë i qëndrueshëm.

Nëse propozon diçka, për këtë duhet të ketë analiza se sa do të kushtojnë nga buxheti dhe cilët do të jenë efektet, sipas meje vetëm këto propozime janë të vërteta. Çdo gjë tjetër bëhet për shkak të pëlqimit të votuesve të tyre, dhe pengimi e kundërshtarit të vet politik – deklaroi Pavle Gacov, analist ekonomik.

Pikërisht me miratimin e buxhetit lidhet njëri prej incidenteve më të mëdha në historinë e Kuvendit të vendit,  i njohur si e hëna e zezë. Më 24 dhjetor të vitit 2012, pushteti i atëhershëm në krye me VMRO-DPMNE- në nga salla e Kuvendit me dhunë dëboi gazetarët dhe deputetët e opozitës që pa pengesa të miratojnë buxhetin e vitit 2013. Për këtë shkak, më vonë debati për miratimin e çdo buxheti të ardhshëm u kufizua në aspekt kohor.

Mirko Trajanoski

Shpërndaj me