Vera është pothuajse në fund dhe përderisa po i themi dalëngadalë lamtumirë temperaturave të larta, ne poashtu po hedhim tutje ngadalë kombinimet dhe aksesorët që kanë përcaktuar këtë sezon.

Këtë vit kemi parë kombinime të ndryshme verore, por si duket aksesorët do të vazhdojnë të jenë në trend, sidomos modeli i çantave klasike, delikate e që janë freskuar e modernizuar sot.

Merrni në konsideratë modelin e çantës Celine, apo llojin si sirenë të kuqe, apo modelin e Marques ‘Almeida’ të kompletuar me një dorezë të ndashme. Ekzistojnë stile të ndryshme të kuletave tradicionale që kanë qenë shumë të dashura nga gjyshet tona e që me detaje printuese i japin një bukuri elegante.

Shpërndaj me