-Shkurtimi i shpenzimeve jorpoduktive dhe sigurimi i hapësirës për masa të cilat do të thonë përforcim i kohezionit social mes qytetarëve dhe mbështetjes së ndërmarrjeve vendore, është qëllimi themelor i ribalancit të Buxhetit, tha sot minsitri i FInancave, Dragan Tevdovski para deputetëve.

Duke e arsyetuar nevojën për riorganizim të arkës shtetërore, Tevdovski përmendi se ribalanci është mundësia e parë që Qeveria e re të fillojë t’i sendërtojë besimet dhe vlerat e veta në Buxhet.

Kufizimet e para, potencoi, do të jenë në pjesën e borxheve të pashlyera, të cilat përfundimisht me 31 majin e këtij viti paraqesin 22,4 miliardë denarë apo 364 milionë euro.

Serioztisht të larta janë, shtoi, edhe obligimet e enteve arsimore lokale, minstirive të Shëndetësisë, Punvëe të brendshme dhe Arsimit.

Kufizim i dytë janë tashmë marrëvehsjet e lidhura për projekte rrjedhëse apo të ardhshme të cilat nës eprishen, tha, shteti do të duhet të paguajë penallti.

Ai e ndau ekspozenë në pesë pjesë. Së pari e prezantoi qllimin themelor të ribalancit, sqaroi prëse nevojitet dhe çka duhet të arrijë, e më pas foli për lëvizjet dhe projeksionet makroekonomike, dha shfaqje të realizimit të projeksioneve buxhetore në gjysmën e parë të vitit, i ekspozoi propozimet më të rëndësishme për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit, si dhe nevojën për financim të deficitit buxhetor dhje borxhit.

Debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit mund të zgjasë më së shumti pesë ditë.


Kuvendi nuk ka kuorum, pauzë para debatit për ribalancin e Buxhetit

Për shkak të mospasjes dhe prezencës së vetëm 59 deputetëve, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën në të cilën duhet të debatohet për ribalancin e Buxhetit dhe dha pauzë.

Deputetët duhej të prononcohen për propozim-ndryshimet e Ligjit për kulturë që në fillim të seancën i elaboroi ministri resor Robert Allagjozivski.

Debati i Kuvendit për ribalancin e Buxhetit mund të zgjasë pesë ditë.


Ribalanci i Buxhetit prej sot para Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të fillojë debati për propozim ribalancin e plotësuar të Buxhetit, që Qeveria e miratoi në mbledhje të së premtes dhe ia parashtroi Kuvendit.

Me Propozimin e plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 caktohen plotësisht 25 milionë denarë sipas zërave të caktuar dhe ridedikohen mjetet financiare në pajtim me nevojat e shfrytëzuesve buxhetor.

Shpenzimet e përgjithshme me ribalancin e Buxhetit janë projektuar në 203.312.000 denarë, të ardhurat në 184.745.000 denarë, ndërsa deficiti 18.567.000 denarë.

Qëllimi i ribalancit të Buxhetit është të ulen shpenzimet joproduktive dhe të sigurohet hapësirë për realizimin e politikave të Qeverisë së re.

Sipas propozuesit, shkurtohet nga zërat për udhëtime zyrtare, reklamimi, udhëtimet zyra=tare dhe prezantimet ekonomike, me çka sigurohet hapësirë për buxhetim të masave të reja për mbështetje të qytetarëve dhe ndërmarrjeve siç janë rroga minimale, zgjidhje për falimentuesit, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bujqit, heqje e taksës radiodifuzive dhe të ngjashme.

“Revidimi i projeksioneve inicialisht të planifikuara tek ana e të ardhurave të Buxhetit të RM-së është rezultat i uljes së të ardhurave të buxhetit themelor në pajtim me realizimin në gjashtë muajt paraprak dhe pritjet deri në fund të vitit”, tha ministri i Financave Dragan Tevdovski në arsyetimin për ribalancin e propozuar në Komisionin amë për financim dhe buxhet.

Zëri për mallra dhe shërbime është ulur për 2 miliardë denarë në raport me projeksionin iniciator. Shpenzimet për rrugë janë ulur për 122 milionë denarë, ndërsa shpenzimet e tjera rrjedhëse për 258 milionë denarë. Shërbimet e kontraktuara janë ulur për 932 milionë denarë, nëse shihen pa shërbimet shëndetësore përmes Fondit për shëndetësi.

Me ribalancin shpenzimet kapitale revidohen në 23,4 miliardë denarë, për shkak të nivelit të ulët të realizimit në gjashtë muajt e parë të këtij viti (8,7 miliardë denarë). është bërë ulje e mjeteve tek projektet kapitale të cilat kanë dinamikë të ngadalësuar të realizimit të aktiviteteve në gjysmën e parë të vitit. Por megjithatë, niveli i planifikuar i shpenzimeve kapitale me ribalancin, konsideron ministri, është me rëndësi, nëse krahasohet me realizimin në katër vitet e fundit, që asnjëherë nuk ka tejkaluar 19 miliardë denarë.

Me ribalancin mjete shtesë janë paraparë prej 1,2 miliarëd denarëve në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor për shkak të pagesës së papenguar të pensioneve dhe shpenzimeve transitore për shtyllën e dytë pensionale, 200 milionë për pagesë me kohë të të gjitha të drejtave të garantuara sociale të popullatës dhe 600 milionë denarë për Fondin për sigurim shëndetësor për prëforcim dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve.

Ribalanci siguron edhe mjete për masat dhe aktivitetet e reja të Qeverisë të cilat janë nëd rejtim të mbështetjes së drejtpërdrejtë të punëtorëve dhe qytetarëve për përmirësim të standardit të tyre jetësor, si dhe për mbështetje të ndërmarrjeve vendore.

Shpërndaj me