Qeveria pothuajse gjithë ditën debaton për rishikimin e buxhetit. Ministria e Financave e përgatiti arkën e shkurtuar shtetërore, por vështirë shkon miratimi i saj në Qeveri.

Sipas burimeve të televizionit Alsat me rishikimin e buxhetit në pothuajse të gjitha ministritë do të kenë paragrafë që do të reduktohen në zero. Para së gjithash do të shkurtohen shpenzimet për prokurimin e mobileve për zyra, makinave të reja dhe çdo gjë që do të thotë komoditet i funksionarëve. Shumë para do të shkurtohen në ministritë e Transportit, Ekonomisë dhe Financave. Më së paku shkurtime do të ketë në Ministrinë e Bujqësisë. Por deri tani askush nga qeveria nuk dëshiron të tregojë, nëse do të ketë shkurtime për investimet e filluara të mëdha kapitale. Pasi të kalojë rishikimi në qeveri, atëherë për të do të duhet të deklarohet edhe Kuvendi.

Shpërndaj me