Skuadra e Renovës e cila në vjeshtë nuk arriti të shënojë rezultatet e dëshiruara, në këtë pranverë të nxehtë kërkon të ringjallet dhe të jetë në mesin e pesë skuadrave më të mira në vend. Këta pranverën e hapin në kryeqendër në përballjen me Rabotnickin.

Do të jetë një mini derbi, krahas asaj Shkëndija – Vardari edhe kjo do jetë një derbi.Besoj se do japim maksimumin, që të nxjerrim rezultat pozitiv. Nuk do shkojmë me flamur të bardhë. -thotë Mexhit Neziri, futbollist i Renovës

Renova sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e 8 ku ka vetëm 18 pikë. Këta janë vetëm 5 pikë, larg pozitës së 5 të cilën e duan si futbollistët po ashtu edhe stafi teknik i kësaj skuadre. (S.V.Ademi)

Shpërndaj me